Vera Grabocka është padyshim një nga femrat më të suksesshme të ekranit në Shqipëri.
Ajo poston shpesh foto me bashkëshortin e saj Timo Flloko, por fotoja e postuar së fundmi të lë pa fjalë.
Në një postim në Instagram Vera shihet e lumtur, teksa shijon puthjen e zjarrtë të Timos, e ndërkohë shkruan “Dashuria ime, Timo”.
Ditën e djeshme, ajo ka postuar dhe një foto me vajzën, Lindën, nga Los Angeles ku mesa duket po kalojnë pushimet.