“ËSHTË KOMENTUAR EDHE NË ITALI”/ Iliri Shaqiri zbulon për momentin që është penduar brenda “BB VIP” – AlpeGossip
“ËSHTË KOMENTUAR EDHE NË ITALI”/ Iliri Shaqiri zbulon për momentin që është penduar brenda “BB VIP”

“ËSHTË KOMENTUAR EDHE NË ITALI”/ Iliri Shaqiri zbulon për momentin që është penduar brenda “BB VIP”

Ilir Shaqiri u shpall pak ditë më parë fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP”. Me pak vota diferencë nga Donald Veshaj, balerini i njohur arriti që të rrëmbente çmimin e madh.

Ditën e sotme ai ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi ndjesitë e para pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Shaqiri u pyet edhe në lidhje me mediat italiane, të cilat kanë shkruar për pjesëmarrjen e tij në BB VIP dhe për fitoren. Ai u shpreh se këtë e ka mësuar nga bashkëshortja e tij, Emanuela Morini, pasi vetë ende nuk është informuar me të gjitha lajmet apo komentet që janë bërë për të.

“Është komentuar edhe në Itali, është një rezultat i jashtëzakonshëm. Nuk jam shkëputur asnjëherë nga toka ime. Kam 30 vite në Itali, kam punuar fort për Ilirin dhe indirekt për vendin tim. Edhe pse kam pasur një jetë të ngarkuar, nuk jam larguar me lajmet në Shqipëri. Kam prindërit dhe më intereson halli i shqiptarëve”, u shpreh balerini i dashur për publikun.

Ndërsa kur u pyet nëse ka ndonjë gjë që është penduar dhe që mund ta bënte ndryshe brenda shtëpisë së BB VIP, Iliri tha se ndoshta nuk do tregonte historinë e tradhtisë.

“Në disa momente mund të kisha qenë më tolerant, duke anashkaluar disa gjëra. Jam shumë preciz. Kur kam një gjë për të thënë, gjuha nuk ma mban. I përplas gjërat në fytyrë. Mirë apo keq, e gjykon publiku.

Ndoshta historia që tregova për Emanuelën, do kishte ngelë personale. Nuk i përkiste Shqipërisë, por ja që ndodhi, në një mënyrë natyrale dhe njerëzore. Rrëfimet me Arjolën ishin shumë të ndjeshme dhe prekshmëri shumë të lartë, prandaj ndodhi kjo gjë.

Ishte një temë që më prekte shumë, edhe pse e vjetër. Ishte një brengë e vjetër, por doja të rivlerësoja dhe të ngrija fytyrën e Emanuelës, për atë që është”, rrëfeu Shaqiri.

Ky i fundit u shpreh më pas se do ta marrë malli për shumë gjëra nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

“Ka shumë, shumë emocione të bukura. Pa dalë akoma kisha nostalgji e thosha i lumtur që i përjetoja. Momentet me Sabin, edhe ai vrapi rreth pishinës, me pishën që luanim me Arbërin”, tha Iliri, i cili shtoi se jashtë përveç Sabit ka komunikuar me Arjolën, Arditin, Valonin dhe disa të tjerë që ka qëndruar më shumë brenda në BB VIP.