Lëngu i selinosë qenka super i shëndetshëm/ Ja pse duhet ta konsumojmë – AlpeGossip
Lëngu i selinosë qenka super i shëndetshëm/ Ja pse duhet ta konsumojmë

Lëngu i selinosë qenka super i shëndetshëm/ Ja pse duhet ta konsumojmë

Nëse në rrjetet sociale ndiqni blogje ushqimesh, me siguri do të keni vënë re se tashmë, lëngu i selinosë po bën namin dhe jo më kot. Sipas nutricionistëve, lëngu i bimës së gjelbër që përdoret kryesisht në gjellëra dhe sallatra të ndryshme, paska vlera të jashtëzakonshme ushqyese dhe ja çfarë duhet të dini për të përpara se ta fusni në shtrydhëse apo blender:

1.Është hidratues
Duke qenë lëng, sigurisht që nuk kishte si të ishte ndryshe. Sidoqoftë, vetë selinoja ka përmbajtje goxha të lartë uji kështu që një gotë lëng selinoje do t’ju japë një dozë të mirë H2O-je.

2.Ndihmon në pakësimin e fryrjes së stomakut
Ka prova se një ose dy gota në ditë eleminojnë fryrjet e bezdisshme të stomakut, duke qenë se selinoja është një diuretik natyral.

3.Është plot e përplot me antioksidantë
Selinoja ka antioksidantë ët shumtë dhe veti anti-inflamatore, perfekte për t’u mbrojtur gjatë periudhës së gripit.

4.Është një burim i mirë magnezi
Çka do të thotë se bën mirë për muskujt, tretjen dhe gjumin.

5.Ka nivele shumë të ulëta sheqeri
Një gotë lëng selinoje ka vetëm 1 gram sheqer, krahasuar me një gotë lëng portokalli që ka 7 gram.

6.Ka pak kalori
Një gotë selino ka vetëm 15 kalori.