U KRENUA SE KISHTE RRAHUR GRUAN/ Klodian Duro përjashtohet nga Big Brother – AlpeGossip
U KRENUA SE KISHTE RRAHUR GRUAN/ Klodian Duro përjashtohet nga Big Brother

U KRENUA SE KISHTE RRAHUR GRUAN/ Klodian Duro përjashtohet nga Big Brother

Ish-futbollisti i Kombëtares, Klodian Duro, është përjashtuar nga gara e Big Brother VIP.

Ai u përjashtua pasi pranoi në shtëpi se ka rrahur gruan, ndërsa ka kërcënuar dhe banorët duke thënë të tregojnë kujdes, pasi nëse pi disa gota raki, mund të bëhet i dhunshëm.

“Klodian Duro skualifikohet nga “Big Brother VIP”. Shkak është bërë një deklaratë pas Prime-t, që është cilësuar e papranueshme”, thuhet në faqen zyrtare të Big Brother

Në shtëpi ka mbërritur tashmë zarf i zi dhe banorët kanë filluar të aludojnë për arsyet e largimit të Klodit.

Mbrëmë, pas prime-t, Klodiani, në një bisedë me banorët tha: “Ruhuni nga mua se unë kur kam rrahur gruan time, e di si më dukeni ju apo jo? Ruhuni!”

“Asnjëherë vëlla, larg qoftë. Nuk je ti ai. Kurrë nuk je ti ai. Unë e di që s’je ti ai. Harroje atë, ndërro muhabet, mos ta dëgjoj më”, iu drejtua Meritoni, por ish-futbollisti vazhdonte me deklaratën ku pohonte se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Klodian Duro është arrestuar më parë nga Policia për dhunë në familje dhe se bashkëshortja e tij është me urdhërmbrojtje.