“NUK DUA TË MË SHOHIN NJERËZIT SI TË DOBËT”/ Semi flet me Antonelën – AlpeGossip
“NUK DUA TË MË SHOHIN NJERËZIT SI TË DOBËT”/ Semi flet me Antonelën

“NUK DUA TË MË SHOHIN NJERËZIT SI TË DOBËT”/ Semi flet me Antonelën

Gjatë një bisede me Antonelën,Semi tregon për sakrificën që ka bërë familja e saj për të kur ajo ka qenë një fëmijë.

“Mamit tim i ështe dashur të punojë shumë e vetme. Kur ajo e shikoi që unë kisha talent për muzikë nuk ma prishte për asgjë. Nuk kemi pasur lekë në shtëpi, por kur vinte puna te koncertet e mia ishte gjithmonë e para të sakrifikonte për mua, për të më plotësuar të gjitha dëshirat. Është një njeri shumë sakrifikues. Gjëja që nuk donte ta merrnin vesh të tjerët ishte të mos ta dinin që ne nuk kishim para. Unë e urrej të me shohin njerëzit si të dobët, askujt nuk i intereson për ty”, tha ajo.

Duket se Semi po e ndjen shumë mungesën e familjes së saj dhe se sa herë i përmend ata ajo preket shumë.

Ndërkohë, në një bisedë me Meridianin, Einxhel mendon se kjo javë ka qenë e rënduar shumë për banorët sidomos nga ana emocionale, duke iu referuar dhe largimit të Fifit.

“Edhe ato tre javët e para kanë pasur ngjarje por kjo javë ka qenë shume e fortë emocionalisht për të gjithë ne.Të gjithë në një mënyrë ose në një tjetër janë prekur nga këto ngjarje”, tha ajo e shqetësuar.