Është e habitshme se si nuk e kuptojmë se ushqimet që janë të pasura me vitamina dhe lëndë ushqyese janë të mira jo vetëm për trupin, por ato mund të jenë të mira edhe për jashtë trupit tonë. Plus që ju privon nga një kosto shtesë që do të blinit produkte kozmetike. Këto produktet ushqimore ju ndihmojë për të patur një lëkurë më të mirë dhe të shëndetshme:
Molla: e mbushur me vitaminë C, vitaminë A dhe bakër, ju bën shumë mirë për shëndetin gjithashtu duke e aplikuar atë në fytyrë, e kuptoni sa e mahnitshme është kjo për lëkurën tuaj. Ka një sërë vitaminash që luajnë role specifike këtu, por ajo që ju duhet të kuptoni është se si ajo siguron kujdesin për lëkurën tuaj sa i përket riparimit dhe mbrojtjes, si dhe hidratimit.
Kjo maskë është shumë e mirë për lëkurën me yndyrë. Do t’ju duhen:
2 mollë të grirë në një tas
shtoni 1 lugë gjelle gjizë, ajo thith yndyrën nga lëkura juaj
shtoni 1 lugë lëng limoni, ai ndalon përzierje e mollës që të oksidohet
Përzieni përbërësit deri sa të bëhen në formën e pastës dhe aplikojeni në fytyrë për 15 minuta. Më pas laheni me ujë të ngrohtë.
Luleshtrydhja: Kush do të mendonte se përfitimet e mëdha dhe fuqia natyrale e luleshtrydheve do të mund të përdoreshin për të rritur bukurinë dhe për të ndihmuar në rigjallërimin e lëkurës së fytyrës. Vetitë e luleshtrydheve janë shumë të dobishme për lëkurën me yndyrë, të prirur ndaj akneve.
Do t;ju duhen:
3 luleshtrydhe
shtoni 1 lugë gjelle mjaltë
aplikoni në një fytyrë të pastër
lijeni atë për 15 minuta
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë
Tërshëra: ka vetitë zbutse për lëkurën tuaj dhe është shumë e mirë për balancimin e yndyrës. Kjo është arsyeja pse mund të përdoret si një pastrues natyral dhe i butë, sidomos për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.
Shtypeni tërshërën derisa të jetë e butë
Përzieni me 2 lygë gjelle qumësht
Aplikojeni në fytyrë, fërkojeni pak dhe më pas lajeni me ujë të ngrohtë
Kakao :, është një produkt fantastik për lëkurën. Antioksidantët e tij luftojnë me radikalet e lira duke parandaluar plakjen e lëkurës. Ky pluhur i bukur rinovon lëkurën, duke siguruar efekte të dobishme si zbehja e ngjyrave të ndryshme të lëkurës dhe për të hequr qelizat e vdekura.
përzieni së bashku 1 lugë gjelle vaj kokosit, 1 lugë mjaltë dhe 1,5 pluhur kakao
aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë