“KAM QENË NJË BIZNESMENE SHUMË E SUKSESSHME”/ Xhesika Berberi sapo na trgoi me këtë VIDEO shtëpinë e saj luksoze – AlpeGossip
“KAM QENË NJË BIZNESMENE SHUMË E SUKSESSHME”/ Xhesika Berberi sapo na trgoi me këtë VIDEO shtëpinë e saj luksoze

“KAM QENË NJË BIZNESMENE SHUMË E SUKSESSHME”/ Xhesika Berberi sapo na trgoi me këtë VIDEO shtëpinë e saj luksoze

Prej kohësh modelja shqiptare Xhesika Berberi vazhdon jetën në Amerikë, duke synuar tregun e modelingut.

Ajo është gjithmonë shumë aktive në rrjete sociale duke ndarë gjëra nga përditshmëria e saj. Sot, modelja ka gjetur kohë t’i përgjigjej ndjekësve të saj kuriozë, të cilët kanë prekur tema të ndryshme.

Dikush i ka kërkuar Xhesikës t’i tregojë shtëpinë e saj në Amerikë dhe ajo s’ka vonuar aspak!

Modelja bukuroshe ka ndarë një video ku ka filmuar shtëpinë, e cila duket super e rehatshme dhe e arreduar plot stil.

VIDEO

Teksa ishte e ftuar më herët në një intervistë për emisionin “Wake Up”, Xhesika tregoi se ka në mend të realizojë një nga ëndrrat e saj më të mëdha, që e konsideron si projektin më të rëndësishëm të jetës. Ajo rrëfeu se dëshiron që të hapë një kompani në Amerikë, që nuk do të ketë lidhje fare me modelingun. Xhesika tha se kompaninë dëshiron ta hapë për një arsye të madhe, për të bërë sa më shumë bamirësi.

“Që kur kam qenë e vogël kam qenë një biznesmene shumë e suksesshme. Kur isha 10 vjeç qepja fustane për kukulla dhe dilja i shijsa tek lagjia. Bëja çdo ditë nga 500 lekë të reja dhe ato që fitoja i shpenzoja me shoqërinë e lagjes. Kam dashur gjithmonë që gjërat t’i ndaj me të tjerët. Dua që kompaninë që do hap të jetë e suksesshme, pasi dua të bëj shumë punë filantropike”, tha Xhesika.