POST TËRMETI/ Ndryshe nga koleget e saj, pse kjo neglizhencë nga Era Istrefi? – AlpeGossip
POST TËRMETI/ Ndryshe nga koleget e saj, pse kjo neglizhencë nga Era Istrefi?

POST TËRMETI/ Ndryshe nga koleget e saj, pse kjo neglizhencë nga Era Istrefi?

Mëngjesi i datës 26 nëntor 2019 do të mbetet në kujtesën e Shqiptarëve për shumë gjatë. Kjo jo vetëm prej tërmetit tragjik që na goditi rëndë, por dhe prej solidaritetit të treguar në mënyrë direkte nga pjesa më e madhe e emrave të njohur shqiptarë.

Të shumtë ishin personazhet VIP që menjëherë u treguan të gatshëm duke ofruar ndihmën e tyre drejtuar gjithë të prekurve nga tërmeti. Me anë të ndihmave financiare ose thjesht morale dhe shpirtërore shumë emra të njohur të ekranit shqiptar arritën të ngrohin zemrat e të gjithëve.

Por kishte dhe nga ata VIP-a me famë ndërkombëtare të cilët me sa ne dimë u mjaftuan vetëm me një postim për të shprehur ngushëllimet drejt të dëmtuarve nga kjo fatkeqësi natyrore. Shembull të tillë kemi këngëtaren e famshme Era Istrefi.

Era Istrefi, mëngjesin e së martës postoi një video ku është shprehur se dhe ajo e kishte ndjerë tërmetin por nuk e kishte pritur të zgjohej me lajme kaq të këqija. Pas kësaj videoje, Era nuk ka postuar diçka tjetër lidhur me tërmetin dhe ndryshe nga Bebe Rexha nuk e përdori famën e saj në mënyrë që të mund të kontribuonte duke mbeldhur një shumë qoftë simbolike në resepkt të personave të prekur nga tërmeti.

Deri më tani ne nuk dimë që ajo të ketë kontribuar diçka vetë siç kolegia e saj Rita Ora bëri, ose të ketë ofruar ndihmë materiale për popullit të dëmtuar Shqiptar. /AlpeGossip.al