RIKTHEHET NË “PORTOKALLI” PAS 10 VITESH? Reagon Elvis Pupa: Faleminderit, por… (FOTO) – AlpeGossip
RIKTHEHET NË “PORTOKALLI” PAS 10 VITESH? Reagon Elvis Pupa: Faleminderit, por… (FOTO)

RIKTHEHET NË “PORTOKALLI” PAS 10 VITESH? Reagon Elvis Pupa: Faleminderit, por… (FOTO)

Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas publikimit të lajmit se pas 10 vitesh, do të rikthehet në  spektaklin e humorit “Portokalli”.

Në një postim të bërë në Instagram, Pupa ka sqaruar se momentalisht ai ndodhet në Amerikë dhe se nuk planifikon të merret me asnjë projekt artistik për momentin.

Pas lajmit të publikuar , Pupa mohon të ketë një rikthim në këtë spektakël, duke u shprehur se do ta shohim vetëm në projektet e tij personale.

“Po më urojnë shumë miq në lidhje me një lajm që po qarkullon ne internet se do te rikthehem ne Portokalli. Faleminderit per dashamiresine por une ndodhem ne U.S.A dhe nuk planifikoj të merrem me asnjë projekt artistik për momentin.I uroj cdo shoW-u suksese dhe ju bej me dije se në të ardhmen, do më shihni vetëm në projektet e mia PERSONALE!”, ka shkruar aktori.