”NUK MË AFRONTE ASKUSH”/ Kiara Tito tregon për periudhën e vështirë të fëmijërisë – AlpeGossip
”NUK MË AFRONTE ASKUSH”/ Kiara Tito tregon për periudhën e vështirë të fëmijërisë

”NUK MË AFRONTE ASKUSH”/ Kiara Tito tregon për periudhën e vështirë të fëmijërisë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Kiara Tito, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin ‘Soiree’. Sot ajo është një femër e suksesshme, por Kiara ka treguar se kur ishte e vogël ka kaluar një periudhë të vështirë pasi njerëzit nuk e afronin dhe nuk shoqëroheshin me të.

Moderatorja që e vogël dëshironte të ishte pjesë e televizionit dhe kur më në fund e arriti, të gjithë ata që dikur e kishin shmangur, e kanë ftuar për kafe. Kiara shprehet se kjo gjë e ka lënduar por gjithsesi ajo gjithmonë zgjedh të sillet mirë me njerëzit.

“Kur kam qenë në fillore, kam qenë një tip i urtë dhe askush nuk më afronte tek rrethi i atyre që ishin më popullorët e shkollës. Ndërkohë unë kisha një besim të brendshëm tek vetja që një ditë do realizoja atë ëndrrën time në sirtar që ishte televizioni. E sot kësaj dite ata persona që ishin popullorë, janë kthyer tek unë dhe madje më kanë këkruar që të pimë edhe kafe e janë sjellë shumë më ndryshe se në kohën e atëhershme. Kjo gjë më ka lënduar të them të drejtën. Unë kam qenë gjithmonë neutrale, si në fillim atëherë, por edhe në periudhën tani. Gjithmonë zgjedh të sillem mirë me njerëzit, jo për arsye që të dukem mirë me ta, por se nuk i dihet jetës se çfarë do ndodhi”, ka treguar Kiara.