ARMIQËSI MES KUNATAVE? Meghan dhe Kate kalojnë Krishtlindjet së bashku – AlpeGossip
ARMIQËSI MES KUNATAVE? Meghan dhe Kate kalojnë Krishtlindjet së bashku

ARMIQËSI MES KUNATAVE? Meghan dhe Kate kalojnë Krishtlindjet së bashku

Princi Harry dhe Meghan festuan Krishtlindjen e tyre të parë si një çift i martuar. Ata kaluan festat së bashku me Princi William dhe Kate Middleton.

Çiftet u fotografuan së bashku në ecjen vjetore të familjes mbretërore në kishë për shërbimin tradicional të Ditës së Krishtlindjeve të martën.

Por pavarësisht thashethemeve për armiqësi mes kunatave, Kate dhe Meghan duken shumë të lumtura pranë njëra-tjetrën.

Ato u fotografuan duke shkëmbyer buzëqeshje ndërsa ecnin drejt kishës përkrah bashkëshortëve dhe mbretëreshës.