TRONDIT Lady Gaga: Kur isha 19-vjeçe u përdhunova, mbeta shtatzënë dhe u lash në rrugë – AlpeGossip
TRONDIT Lady Gaga: Kur isha 19-vjeçe u përdhunova, mbeta shtatzënë dhe u lash në rrugë

TRONDIT Lady Gaga: Kur isha 19-vjeçe u përdhunova, mbeta shtatzënë dhe u lash në rrugë

E ftuar në “The Me You Can’t See” në një bisedë me Oprah Winefry, Lady Gaga ka dëshmuar fakte tronditëse në lidhje me jetën e saj personale.

Këngëtarja e hitit ‘Poker Face’ ka qenë 19-vjeçe kur është dhunuar seksualisht, mbeti shtatzënë e u la në rrugë nga një producent. Në shfaqjen “The Me You Can’t See”, këngëtarja Gaga ka rrëfyer se ka vuajtur shumë gjatë atyre viteve.

“Isha 19 vjeç dhe po hidhja hapat e parë në industri kur një producent më tha ‘hiq rrobat. Pasi refuzova dhe u largova ai më  kërcënoi duke më thënë se do t’i vinte flakën të gjithë karrierës time. Fillimisht, ndjeva dhimbje totale, pastaj u mpiva. Isha e sëmurë për javë dhe javë të tëra, pastaj kuptova se ishte e njëjta dhimbje që ndjeva kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë në një cep jashtë shtëpisë së prindërve të mi”, rrëfeu ajo. Gaga, tani 35 vjeç, thotë se edhe sot nuk ndihet mirë nëse i përmend sulmuesin e saj.

“Unë nuk dua kurrë të përballem me atë person përsëri,” thotë ajo.

Fituesja e Grammy-t dhe e Oskarit rikujtoi momentin e dhimbshëm, duke thënë:

“Kisha probleme të rënda  psikologjike të cilat morën së paku 2 vite e gjysmë për t’u rikuperuar dhe për disa vite nuk isha e njëjta vajzë si më parë”.

Po ashtu ajo tregoi se ishte përpjekur të lëndonte veten në shumë raste, por bën thirrje për personat e tjerë që mund të jenë duke kaluar tani të njëjtën situatë si këngëtarja në të kaluarën, se një gjë e tillë nuk ndihmon dhe nuk duhet bërë.

“Unë jam përballur edhe me një armik tjetër, vetëlëndimin. A e dini pse nuk është mirë të prisni damarët? A e dini pse nuk është e drejtë të përplaseni pas murit? A e dini pse nuk është mirë të dëmtosh vetveten, por më keq? Ju mendoni se do të ndiheni më mirë sepse, por e vërteta është se nuk ndihmon”, tha ajo.