Një fans i fiksuar, ka sulmuar seksualisht një yll popi japonez, pasi e gjurmoi atë nga një selfie që ajo kishte postuar në Instagram.
Hibiki Sato, tha se ai e gjeti Ena Mastsuoka, pasi identifikoi stacionin e trenit, të reflektuar në sytë e saj, në një foto të publikuar në Instagram.
Ai e ndoqi më pas 26-vjeccaren deri në shtëpinë e saj dhe më pas i vendosi një leckë në gojë dhe e tërhoqi në një qoshe të errët.
Duke zmadhuar imazhin e syrit të saj dhe me ndihmën e Google Street View, ai ishte në gjendje të dallonte emrin e stacionit.
Ai i tha policisë se studioi me përpikëri detaje në dukje të parëndësishme, siç është vendosja e perdes dhe drejtimi i dritës natyrale që hyn në dritare, për të kuptuar se në cilën ndërtesë jetonte, sipas CBS News.
Kjo nuk është hera e parë që yjet e muzikës pop japoneze janë sulmuar nga fansat obsesivë.









![E PASKA MË TË MADHE/ Luana i nxjerr Marinës sekretin intim që shumë pak persona e dinë: Ja sa e ka…[VIDEO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2019/01/a96d158f5519a6185d9e414045f5149f_L-400x224.jpg)





