PAS VAJZËS/ Reperi shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë (FOTO) – AlpeGossip
PAS VAJZËS/ Reperi shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

PAS VAJZËS/ Reperi shqiptar do të bëhet baba për herë të dytë (FOTO)

Reperi shqiptar, Lyrical Son, do të bëhet baba për herë të dytë! Bashkëshortja e tij, Gresa, është disa muajshe shtatzënë dhe këtë, sipas Prive, e ka konfirmuar në një vizite gjinekologjike në Shkup.

Vetë reperi, emri i vërtetë i të cilit është Festim Arifi, nuk ka konfirmuar asgjë në lidhje me lajmin.

Lyrical Son dhe Gresa Krasniqi e kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në vitin 2014. Çifti ka një vajzë tre vjeçare të quajtur Eva.