FESTË NË FAMILJE/ Nipi i Agron Llakajt mbush 3 vjeç: Biri i ëmbël i gjyshit… – AlpeGossip
FESTË NË FAMILJE/ Nipi i Agron Llakajt mbush 3 vjeç: Biri i ëmbël i gjyshit…

FESTË NË FAMILJE/ Nipi i Agron Llakajt mbush 3 vjeç: Biri i ëmbël i gjyshit…

Në familjen e aktorit të njohur, Agron Llakaj ka patur festë. Nipi i aktorit Teo ka festuar ditëlindjen dhe Llakaj ka publikuar disa pamje nga festa e organizuar në kopësht.

Në galerinë e fotove të postuar nga aktori, Teo shihet herë duke festuar me miqtë e tij, herë me gjyshin e gjyshen e herë duke pozuar me numrin tre krah gjyshit që i ngjan kaq shumë.

“Dite feste! Ditelindje TEOS, 3 vjeç,e ku me bukur se ne kopeshtin e vet. Gezuar dhe qindra vite festosh biri embel i gjyshit! Ti je Boss i Agit!”, ka shkruar Agroni.

Më pas ka bërë edhe një tjeër postim ku falenderon për urimet: “Te dashur miq, dashamires! Ju falemnderit nga zemra per cdo urim tuajin per nipin tim Teos! Urimet tuaja ma bene me te bukur kete dite qe eshte e vecante ne jeten time dhe te familjes tone! Te gezuar, me shendet dhe te lumtur qofshi ne familjet Tuaja! Agron Llakaj me respekt dhe mirenjohje te thelle!”