HABIT BIZNESMEN-I GAY/ Ilirjani: Çunave që më quajnë o motra në rrugë u them… – AlpeGossip
HABIT BIZNESMEN-I GAY/ Ilirjani: Çunave që më quajnë o motra në rrugë u them…

HABIT BIZNESMEN-I GAY/ Ilirjani: Çunave që më quajnë o motra në rrugë u them…

Elton Ilirjani, biznesmeni gay i njohur për shfaqjen hapur të seksualitetit të tij, ishte sot i ftuar te emisioni “Rudina” ku u shfaq për herë të parë me makijazh. Ai sqaroi që në fillim të intervistës se nuk rri i lyer me makijazh në përditshmëri, por vendosi që të shfaqej si një vajzë në mbrojtje të të drejtave të transgjinorëve: “Punëdhënësit nuk duhet të diskriminojnë punëmarrësit për veshjen e tyre. Në Shqipëri ka diskriminim ekstrem ndaj personave transgjinorë”.

Pavarësisht se e pranoi që e quajnë “O motra” në rrugë, Elton Ilirjani tha se nuk është bërë fare pishman që është gay dhe që e ka deklaruar: “Do shumë guxim të bësh këtë që bëra, njerëzit më shohin ndryshe në rrugë. Disa mendojnë që ne jemi një pjesë e shoqërisë që duhet të zhdukemi. Nuk jam bërë fare pishman, jam gay”. Më pas Rudina i kujtoi Ilirjanit një intervistë të dhënë më parë në emisionin e saj, ku ai shprehej se është kundër martesave gay dhe adoptimit të fëmijëve.

Kaq mjaftoi që Ilirjani të tregonte atë që i kishte ndodhur pas asaj interviste, një sulm i keq nga personat e komunitetit të tij, të cilët e kërcënuan me mbylljen e kompanisë dhe me jetë: “Më shënjestruan keq! Përgjithësisht nuk besoj te dashuria hipokrite e shkruar e kohëve moderne. Njerëzit që duan vërtet janë shumë të rrallë, përgjithësisht njerëzit kanë fiksime, tërhiqen seksualisht ose nga interesa të caktuara. Kam marrë shumë kërcënime.

Persona nga komuniteti thoshin që duhet të vritem si Versace se isha si plakë e ligë dhe me quajtën homofob. Më kërcënuan me mbyljen e kompanisë. Por ata e kanë profesion, unë jo! U kërcënova me eliminim fizik dhe më pak kërcënime kam pasur nga persona jo të komunitetit sesa ata”. Eltoni shtoi se jo vetëm nuk beson te dashuria por as te lidhjet me meshkuj shqiptarë: “S’kanë shans me mua!