Mbrëmjen e kaluar, balerini i njohur Graciano Tagani ka festuar 26-vjetorin e lindjes së tij. Me miq dhe kolegë, figura tepër të njohura të showbizit, Graciano ka pritur mesnatën, duke pirë, kërcyer e kënduar.
Të shumtë ishin ata që e uruan balerinin për ditëlindjen e tij dhe në shumicën e postimeve, Graciano shfaqet mbi banak, teksa i ekzaltuar i flet të ftuarve.
Në Instastory ai publikoi momente të ndryshme gjatë festës së çmendur me VIP-a, ku tregoi se u kënaq pa masë. Më poshtë mund të shihni pamjet nga super festa e 26-vjetorit të Gracianos, e cila u zhvillua në një prej lokaleve të kryeqytetit.