NUK NUMËROHEN PUTHJET QË KA DHËNË/ Kledi Kadiu veçon atë më të bukurën me… (FOTO) – AlpeGossip
NUK NUMËROHEN PUTHJET QË KA DHËNË/ Kledi Kadiu veçon atë më të bukurën me… (FOTO)

NUK NUMËROHEN PUTHJET QË KA DHËNË/ Kledi Kadiu veçon atë më të bukurën me… (FOTO)

Për të gjithë artistët, aktorët, këngëtarët është mëse normale të shkëmbejnë aq shumë puthje sa ndoshta edhe nuk i mbajnë mend.

Dhe kjo është diçka që justifikohet, pasi shpesh prej performancave të tyre në skenë apo para kamerave duhet të shkëmbejnë aq shumë puthje për shkak të profesionit, sa e kanë të vështirë të kujtojnë ato më të mirat apo ato më pak të këndshmet.

Por duket se ky nuk ka qenë rasti i balerinit dhe koreografit të njohur Kledi Kadiu.

Në skenën e Dance With Me, moderatorja Alketa Vejsiu përfitoi nga rasti për të ngacmuar Kledin sa puthje të tilla ka shkëmbyer në karrierën e tij:

“Ehhh, tani numër s’mund të them, por shumë kanë qenë”, tha ai i vënë në siklet.

Megjithatë, Alketa këmbënguli për të zbuluar diçka më tepër duke e pyetur :

“Po me cilën je ndier me mirë nga ato?”

Edhe këtë herë, Kledi nuk deshi të përgjigjej, por kujtimi, me sa duket, iu shfaq menjëherë: “Laura, Laura Ciatti…”.

Laura Ciatti është pikërisht aktorja që ka luajtur së bashku me Kledin në rolin e tij protagonist si Benin ë filmin e producentëve italianë “Passo a due” në vitin 2005.