NDËRROI JETË NGA MBIDOZA/ Ariana Grande publikoi VIDEON më të ëmbël të ish-të dashurit – AlpeGossip
NDËRROI JETË NGA MBIDOZA/ Ariana Grande publikoi VIDEON më të ëmbël të ish-të dashurit

NDËRROI JETË NGA MBIDOZA/ Ariana Grande publikoi VIDEON më të ëmbël të ish-të dashurit

Duket qartë që Ariana Grande ka ende në mendje Mac Miller, pasi këngëtarja postoi mbrëmjen e së hënës një video të ëmbël të ish-të dashurit të saj. Postimi, që u publikua në “InstaStory”, është shkëputur nga përgatitja për festën e “Oscar”-it të organizuar nga Madonna. Në video, gjyshja e Ariana-s, Nonna, duket se po ndihmon Mac-in me xhaketën, ndërsa shikojnë Elton John-in në televizor.

“Duhet ta kisha veshur atë, për këtë natë”, thotë Mac duke qeshur para se të shikojë nga këngëtarja.

Festa e organizuar në 2017-n, ishte hera e fundit kur Mac dhe Ariana u panë bashkë publikisht, para se të shpallnin ndarjen pak muaj më vonë.

Postimi i saj vjen rreth dy muaj pasi Mac u gjet i vdekur në shtëpinë e tij, pas një mbidoze droge dhe një javë pas ndarjes nga i fejuari Pete Davidson.

Ariana së fundmi foli për ndarjen nga jeta të ish-it të saj:

“Të adhurova që nga dita kur të takova, isha 19 vjeçe dhe gjithmonë do të adhuroj. Nuk mund ta besoj që nuk je më këtu. Folëm për këtë kaq shumë herë. Jam kaq e inatosur, jam kaq e mërzitur, nuk di çfarë të bëj. Ti ishe miku im më i dashur për kaq kohë”.