“U NDJEVA SI NË SHTËPI”/ Elvana fjalim plot emocion për koncertin madhështor në Prishtinë (FOTO) – AlpeGossip
“U NDJEVA SI NË SHTËPI”/ Elvana fjalim plot emocion për koncertin madhështor në Prishtinë (FOTO)

“U NDJEVA SI NË SHTËPI”/ Elvana fjalim plot emocion për koncertin madhështor në Prishtinë (FOTO)

Me rastin e pavarësisë së Kosovës, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Elvana Gjata, mbajti një koncert madhështor në Prishtinë, ku ndezi skenën me performancën e saj.
Ajo shkëlqeu para publikut që e duartrokiti fort dhe në profilin e saj në Instagram ka publikuar momente nga nata e magjishme, për të cilën ka bërë një rrëfim plot emocion, duke treguar se ishte ndjerë si në shtëpi.

“Oj Kosove e dashur qe me dhuron veç dashni… Fjalet nuk me mjaftojne per te shprehur mirenjohjen qe kam per ju, por mbreme ne koncertin per nder te Pavaresise, jam ndjere si kurre ndonjehere, si ne shtepine time..E lumtur per te gjithe ju qe ishit mbreme te pranishem ne koncert. Mirenjohje per ate qe beri te mundur kete event.”- shkruan Elvana në postim.