Një vajzë nga Britania e Madhe është cilësuar si vajza me fytyrën më perfekte në botë sipas shkencëtarëve. Bjondja me sy bojëqielli quhet Florence Colgate dhe është nga një qytet i vogël i Britanisë.
Bukuria e saj u zbulua në një garë për fytyrat më të bukura të Britanisë, ku ajo mori pjesë.
Ajo kishte dërguar një fotografi të fytyrës së saj pa grim dhe i kishte tërhequr më shumë se 8,000 njerëz me bukurinë e saj.
Ndërsa vajzat e tjera që kishin marrë pjesë në këtë garë kishin pasur ndërhyrje kirurgjike dhe ishin eliminuar nga gara.