Elgiti nuk e ndjek Klean nëpër evente dhe ka një arsye të veçantë: Do të më ketë vetëm për… – AlpeGossip
Elgiti nuk e ndjek Klean nëpër evente dhe ka një arsye të veçantë: Do të më ketë vetëm për…

Elgiti nuk e ndjek Klean nëpër evente dhe ka një arsye të veçantë: Do të më ketë vetëm për…

Klea Huta dhe Elgit Doda Janë një ndër çiftet më të dashur të publikut shqiptar. Hera e fundit që i kemi parë të dy së bashku në një event ka qenë “Kënga Magjike”, ndërsa në eventet e tjera Klean e kemi parë gjithmonë vetëm.

Edhe tek ndarja e “Çmimeve Kult” Klea u shfaq vetëm dhe këtë fakt e justifikoi duke thënë se i dashuri i saj ishte tepër i zënë me projektet muzikore në studion e tij.

Së fundmi edhe në eventin “Class Fashion Show” ajo u pa të endej e vetme dhe e pyetur në lidhje me këtë fakt nga gazetari i “Jo vetëm modë”, Klea ua mbylli gojën të gjithëve me përgjigjen e saj.

“Më do aq shumë, saqë do të më ketë vetëm për vete!”, tha Klea duke ua prerë shkurt të gjithëve atyre që janë shqetësuar pse Elgiti nuk e shoqëron nëpër evente dhe ajo pse ajo shfaqet gjithmonë vetëm.