E KËNAQSHME APO “HAJD MO”? VIP-at shqiptarë flasin për RROGËN e tyre (FOTO) – AlpeGossip
E KËNAQSHME APO “HAJD MO”? VIP-at shqiptarë flasin për RROGËN e tyre (FOTO)

E KËNAQSHME APO “HAJD MO”? VIP-at shqiptarë flasin për RROGËN e tyre (FOTO)

Pagesa për punën e kryer është një nga temat më të diskutueshme në ditët e sotme edhe pse pyetja e zakonshme e shqiptarëve “sa lekë merr” nuk mirëpritet nga të gjiithë e madje është shumë e sikletshme.

Megjithatë edhe pse jo në në të dhëna shifrore prapë një pjesë e mirë e qytetarëve apo edhe e njerëzve të thjeshtë shprehin pakënaqësinë apo edhe indinjatën në lidhje me shumën e paguar  për punën e kryer.

Jo në pak raste kemi parë figura të famshme të ekranit tek ankohen për vlerësimin e tyre monetar por edhe nga ata të cilët shprehin kënaqësinë e madhe për vendin e tyre të punës apo pundhënësit.

Më poshtë ju sjellim disa nga reagimet e vipave teksa janë pyetur për rrogën e tyre:

Olsi Bylyku

Teksa filloi punën në Tv Klan aktori u njohur i humorit u shpreh se paguhet thuajse njësoj si në Top Channel dhe se nuk flitej për shifra marramendëse, duke treguar kështë në një farë mënyre se ishte i kënaqur.

Arian Çani

“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhe kam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi.  Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët”, u shpreh moderatori i njohur pasi Roza Lati e pyeti në lidhje me pagesën teksa ishte i ftuar në emisionin e saj.

Rezart Veleshnja

” Ne nuk kemi pasur mungesa pagash, ne jemi shumë mirë e të kënaqur.” u shpreh aktori i njohur i “Portokallisë” në lidhje me pagat e marra nga TCH.

“4 e kusur paguan topi, kurse ti qëparë me the që e ke rrogën 800 mijë lekë, ne e kemi nga dy milionë, mos i hy kësaj teme se del me minus me mua”, ju përgjigj pyetjes së gazetarit Eni Shehu me humor teksa ky i fundit i tha se “Portokallia” kishte kaluar me vetëfinancim.

Alba Shehaj

Largimin nga bota e televizionin ish banorja e Big Brother e komentoi me fjalët e mëposhtëme:

“U shkëputa se nuk paguhem aq sa duhet, një. Nuk vlerësohem aq sa dua, dy. Deri sa t’i kem të dyja këto, nuk rikthehem në media”.

Argjira Spanca

Argjira Spanca është blogerja e njohur kosovare e cila ka filluar punë në emisionin “E diell” të transmetuar në “Top Channel”.

E ftuar në emsionin “Thumb” ajo foli edhe për rrogën e saj:

“Më kanë pritur shumë mirë, rrogën e kam shumë të mirë, jam shumë e kënaqur, perfekt. Me të vërtetë jam shumë e kënaqur”.

/AlpeNews.al