U ZBULUA IDENTITETI I PARTNERIT MISTERIOZ/ Reagon Fifi: Është koha për ndryshime... (FOTO) - AlpeGossip
U ZBULUA IDENTITETI I PARTNERIT MISTERIOZ/ Reagon Fifi: Është koha për ndryshime… (FOTO)

U ZBULUA IDENTITETI I PARTNERIT MISTERIOZ/ Reagon Fifi: Është koha për ndryshime… (FOTO)

Ditën e djeshme u zbulua se partneri i Fifit, për të cilin këngëtarja ka folur në shumë emisione duke mos e zbuluar identitetin e tij, quhet Xhuljo Tabaku. Burime për “Prive” treguan se çifti janë bashkë që prej një viti dhe gjërat mes tyre shkojnë shumë mirë.

Së fundmi vetë Fifi ka vendosur të reagojë në lidhje me lajmet që prekin jetën e saj private. Në një status në Instastory, ajo kërkon nga të gjithë të merren me të vetëm nga ana profesionale. Po ashtu këngëtarja ka shtuar se dëshiron ta mbajë për vete jetën private, të paktën deri kur të ketë diçka konkrete.

“Mendoj që ka ardhur koha për ca ndryshime. Unë jam këngëtare/tekstshkruese/kompozitore. Mendoj që Fifi mjafton të merreni me të. Ndërkohë, jetën time private dua ta mbaj private deri kur të ketë diçka konkrete. Më besoni, do t’ua them vetë! Me shumë dashuri, Fifi”, ka shkruar ajo.