Kastro Zizo zbulon projektin e ri televiz/ Ja ku do ta shohim këngëtarin (FOTO) – AlpeGossip
Kastro Zizo zbulon projektin e ri televiz/ Ja ku do ta shohim këngëtarin (FOTO)

Kastro Zizo zbulon projektin e ri televiz/ Ja ku do ta shohim këngëtarin (FOTO)

Kastro Zizo është një nga personazhet më të përfolur shqiptarë, i cili së fundmi ka treguar se bashkë me Eneda Tarifën dhe Robert Berishën po përgatisin një bashkëpunim. Megjithatë duket se Kastro do të na surprizojë akoma më shumë, pasi ka ndërmend të fillojë një emision të tijin.

Pasi ka provuar drejtimin e emisioneve si “Kasketa” apo “Thurje” në Digitalb krah Jonida Vokshit duket se Kastro ka vendosur të vijë sërish vetëm në një tjetër ekran.

Në një intervistë për “Panorama Plus” ai ka zbuluar se shumë shpejt do ta shohim si moderator të një emisioni.

“Rifillimi i sezonit televiziv të gjen në ekran dhe si ndihesh në pozicionin e moderatorit në këtë rast”? – ishte pyetja drejtuar atij.

“Po, më gjen në një ekran të ri shumë të dashur për publikun që nuk mund ta zbuloj ende. Dhe më gjen si diçka që di ta bëj sikur pi birrën” – u përgjigj Kastro.

Mesa duket ky do të jetë një emision ndryshe, që ai di ta bëjë shumë mirë dhe neve na mbetet vetëm t’i urojmë suksese.