“SHPIRTI PESHË KUR TI…”/ Jonida Vokshi ndan VIDEON emocionuese me melodinë më të bukur nga vajza e saj duke qeshur – AlpeGossip
“SHPIRTI PESHË KUR TI…”/ Jonida Vokshi ndan VIDEON emocionuese me melodinë më të bukur nga vajza e saj duke qeshur

“SHPIRTI PESHË KUR TI…”/ Jonida Vokshi ndan VIDEON emocionuese me melodinë më të bukur nga vajza e saj duke qeshur

Në qershor të këtij viti, moderatorja Jonida Vokshi mirëpriti në jetë bekimin e saj të parë, një vogëlushe të cilës ia vendosën emrin Emi.

Momentin e ardhjes në jetë të vajzës, ajo e përshkroi si më të bukurin dhe nuk ndalte dot lotët nga lumturia.

“Totalisht dashuri e një tjetër dimensioni”- u shpreh Jonida për bebushen, të cilës i dedikon thuajse të gjithë ditën e saj.

Si një mama e re që është, e kuptojmë fiksimin e moderatores me të voglën, të cilin nuk ngurron ta shprehë edhe në rrjete sociale.

Jonida çmendet pas gjithçkaje të Emit dhe vazhdimisht i dedikon asaj statuse të ëmbla dashurie, që na i ngrohin zemrat të gjithëve.

Ajo ka treguar se tashmë nuk e imagjinon dot jetën pa vajzën, zërin e saj, aromën e saj, të qarat e përkëdheljet.

Në postimin e fundit në InstaStory, Jonida ka publikuar një video në të cilën dëgjohet Emi teksa qesh. “Shpirti peshë kur ti qesh!”-ka shkruar moderatorja.

Kliko linkun pëe videon

https://iconstyle.al/wp-content/uploads/2021/01/StorySaver.Org-jonidavokshiofficial_98546854_154340002914646_285684193102773839_n.mp4?_=1

Jonida Vokshi i është përkushtuar gjatë këtyre muajve plotësisht vogëlushes së saj. Ndryshe dhe nga nënat e tjera të njohura ajo nuk ka nguruar të ndajë me publikun edhe foto të portretit të plotë të vajzës.