“MAMI MË E FAMSHME…”/ E ëma e Alban Ramosajt feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur këngëtari ta urojë – AlpeGossip
“MAMI MË E FAMSHME…”/ E ëma e Alban Ramosajt feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur këngëtari ta urojë

“MAMI MË E FAMSHME…”/ E ëma e Alban Ramosajt feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur këngëtari ta urojë

Nëna e Alban dhe Beatrix Ramosaj, Antigone, ditën e sotme feston ditëlindjen. Artistët i kanë bërë disa dedikime shumë të ndjera nënës së tyre, që për momentin ka po të njëjtën nivel fame si dy fëmijët e saj.

“Gruaja më trime ka lindu sot! Gëzuar ditëlindjen mami im më e ëmbël! Shoqja ime e ngushtë. Mamaja më e mrekullueshme që ka sakrifikuar kaq shumë. Ti je shembulli perfekt i nënës perfekte. Të dua dhe do të vlerësoj përgjithmonë! Numëroj bekimet e mia çdo ditë. Bekimi më i madh nga të gjithë është që të kem një nënë të bukur, të kujdesshme si ty në jetën time. Lutem për më shumë vite, më shumë fuqi, më shumë shëndet, më shumë pasuri dhe #do gjë që zemra jote dëshiron. Uroj që ditët e tua të jenë aq të mrekullueshme siç je dhe ti. Të dua!”, ka shkruar Beatrix në një foto përkrah të ëmës.

Ndërsa Albani ka publikuar një foto të Antigone dhe e ka uruar shumë shkurt, por me fjalë mjaft domethënëse

“Gëzuar ditëlindjen mami më e famshme e momentit. Të kam jetë”, shkruan Albani.

Ndërkohë ditën e djeshme ata ishin të tre të ftuar si familje në emisionin “E diela shqiptare”, ku rrëfyen detaje nga jeta e tyre. Albani tha se me të ëmën ka një marrëdhënie gati shoqërore, sepse me të ndan gjithçka që kalon gjatë ditës së tij. Antigone tregoi se jeta e saj si një nënë e vetme pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit nuk ishte e lehtë, por fatmirësisht ja doli mbanë falë ndihmës së familjarëve të saj dhe dy fëmijëve të mbarë.