Rovena Stefa “demaskon” Elhaidën: “Hipokrizi! Erdhi, më puthi, më uroi dhe në fund ma… – AlpeGossip
Rovena Stefa “demaskon” Elhaidën: “Hipokrizi! Erdhi, më puthi, më uroi dhe në fund ma…

Rovena Stefa “demaskon” Elhaidën: “Hipokrizi! Erdhi, më puthi, më uroi dhe në fund ma…

Vitin që lamë pas, në festivalin “Kënga Magjike”, Rovena Stefa nuk ia doli të ishte pjesë e finales për shkak të votimit të kolegëve të saj.

Menjëherë pas votimeve, Rovena postoi në Instagram këngët që ajo kishte votuar maksimalisht, ndërkohë pas finales tregoi se këngëtare si Elhaida Dani i kishin dhënë 0 pikë.

Stefa ishte e ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës dhe sigurisht u pyet edhe për Elhaidën nëse i mban inat akoma apo jo.

“Ndoshta do të takohemi përsëri kur të bëhet ndonjë festival këtu sepse ajo nuk vjen nëpër koncertë kështu e unë nuk shkoj në mbrëmjet e saj të mëdha. Mund të vijë edhe të më puthë prap përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”, – tregoi Rovena me ironi.

“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave… ua sa bukur Rovena, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më dha 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur. Prandaj këta kalonkan se këtë bëjnë!”, – ka rrëfyer këngëtarja e njohur.

Intervistën e plotë e gjeni në linkun e mëposhtëm.

Thumb 10 mars pjesa 1

"Zbarkoi" Thumbi! Kete jave nuk mungon "Thumbs Up" dhe "Thumbs Down" ku Thumb jep vleresimet per ngjarjet e javes.Nga ana tjeter, Rovena Stefa vjen per te na folur per kengen e saj, "Unaza", por ka dhe 2 fjale per Elhaida Danin.E duke qene se per 7 e 8 mars teme kryesore ishte paraja, edhe ne eventin e kesaj jave eshte folur per parane! Rudina Magjistari, Fifi, Adel Lamin, Eva Murati, Ervin Kurti vijne e na rrefejne marredhenine e tyre me parane!

Posted by Blitz.al on Samstag, 10. März 2018