UAU! Mozzik nxori albumin e ri, Tayna ka diçka për t’i thënë publikisht (FOTO) – AlpeGossip
UAU! Mozzik nxori albumin e ri, Tayna ka diçka për t’i thënë publikisht (FOTO)

UAU! Mozzik nxori albumin e ri, Tayna ka diçka për t’i thënë publikisht (FOTO)

Reperi shumë i dashur për publikun, Mozzik ka publikuar së fundmi albumin e tij më të ri, të titulluar “Mozzart”. Albumi ishte paralajmëruar prej kohësh dhe po pritej me padurim nga fansat.

Mozzik ka marrë urime të shumta nga miqtë, familjarët, ndjekësit dhe kolegët. Në sy ka rënë vlerësimi publik i Taynës për reperin, e cila e ka cilësuar si djalin më të mirë.

Ajo ka shpërndarë një foto të albumit në Instastory, krahas së cilës ka shkruar: “Djali më i mirë sapo solli shumë nxehtësi”. Kujtojmë se dyshja janë miq të mirë, madje kanë realizuar bashkë dhe një projekt muzikor, të titulluar “Edhe ti”.