U NDANË PAS 10 VITESH/ Semi flet për lidhjen me Bojken Lakon: U lëndova shumë, por… – AlpeGossip
U NDANË PAS 10 VITESH/ Semi flet për lidhjen me Bojken Lakon: U lëndova shumë, por…

U NDANË PAS 10 VITESH/ Semi flet për lidhjen me Bojken Lakon: U lëndova shumë, por…

E njohur për lidhjen e saj me këngëtarin Bojken Lako, konkurrentja e Big Brother VIP, Semi Jaupaj, i ka rrëfyer historinë e saj banores tjetër Sheila.

Semi tha se ndarja e kishte lënduar shumë dhe se, pavarësisht ndërprerjes së marrdhënies së tyre romantike, ajo i ishte lutur të vazhdonin të ishin miq.

Këngëtarja u shpreh se Bojkeni “ishte i vetmi njeri që kishte”, ndaj edhe aktualisht kanë relata mjaft të mira me njëri tjetrin.

“Më mërziti shumë ndarja me Bojkenin. Kishim folur që do kishim marrëdhënie të afërt, unë ia kërkova, isha mësuar me të. Sa herë më ndodhte diçka ia tregoja, vetëm atë kisha. Bojkeni vinte direkt, flisnim gjërat. Jemi shokë, nuk e marr për çdo gjë në telefon, se më vjen pak…”, rrëfeu këngëtarja.

Më herët, Semi Jaupaj tha në një sfidë të BBV se Bojken Lako është dashuria e saj e parë.

“Dashuria ime e parë. Jemi njohur kur isha vetëm 17 vjeç, ndërsa Bojkeni 34. Kam marrëdhënie të mirë, e pyes për çdo gjë. E pyeta nëse duhet të futesha ose jo”, tha Semi.