PAMJET EPIKE/ Kiara zbulon gjendjen e Luizit pasi ka ngrënë drekën – AlpeGossip
PAMJET EPIKE/ Kiara zbulon gjendjen e Luizit pasi ka ngrënë drekën

PAMJET EPIKE/ Kiara zbulon gjendjen e Luizit pasi ka ngrënë drekën

Një ditë më parë, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë udhëtuar drejt Turqisë për të bërë disa ditë pushime. Këtë e ka zbuluar vetë çifti i dashur për publikun përmes postimeve në rrjetet sociale.

Këto janë pushimet e para në çift, pasi pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në “Big Brother VIP”, që të dy kanë qenë mjaft të angazhuar me projektet e ndryshme.

Moderatorja e njohur ka qenë ajo që ka bërë më shumë postime në lidhje me këto pushime. Ditën e sotme, Kiara ka postuar një video të këngëtarit të njohur, me të cilën do të qeshni edhe ju si Tito.

Në pamjet në fjalë, Luizi shfaqet teksa ecën pak dhe më pas bie në një jastëk të madh që ishte aty pranë.

“Gjendja mbas dreke”, ka shkruar partnerja e fituesit të edicionit të dytë të BB VIP.