Kur u zhduk nga shtëpia e saj në Southport, në Florida, ajo ishte vetëm 14-vjece.
I la të ëmës një letër me tre faqe për ti thënë se po ikte në një vend të sigurt dhe mund të kthehet pasi të kishte mbushur 18 vjec, dhe për këtë ata nuk duhet ta kërkonin e as të shqetësoheshin për të.
Nga ai moment nuk pati asnjë shenjë jete nga Emily Wynell Paul, megjithë kërkimet e familjes dhe policisë. Për familjet 5 vjet ferri dhe vuajtje mes shpresës se vërtetë kishte shkuar diku dhe ishte mirë dhe mes iluzionit se kur të mbushte 18 do të kthehej.
Pastaj kur shpresa ishte shuar, pak javë më parë nënës së saj, Pam Massimiani i vjen një letër që thuhej se e shkruante Emily dhe i thoshte: rrini të qetë, jam mirë aty ku jam. Një lajm bombë i konfirmuar edhe nga policia, para së cilës nëna u paraqit me letrën në dorë.
Policia tregon se nëna ishte e gëzuar, pasi beson se e bija është gjallë dhe mirë. Sot ajo është 19 vjec, por e gjithë zhdukja plot mistere, për faktin se pse nuk do të tregojë ku ndodhet. Tani Emily duket më e paarritshme se më parë.