Skena e famshme me Elvanën duket pak e kopjuar! Ermal Mamaqi DEMASKOHET sërish (FOTO) – AlpeGossip
Skena e famshme me Elvanën duket pak e kopjuar! Ermal Mamaqi DEMASKOHET sërish (FOTO)

Skena e famshme me Elvanën duket pak e kopjuar! Ermal Mamaqi DEMASKOHET sërish (FOTO)

Duhet thënë se fatkeqsisht emisionet më të ndjekura në Shqipëri kanë një mungesë të theksuar kreativiteti dhe varen plotëissht nga emisionet në vendet e zhvilluara perëndimore ose modeli italian.

Për “Xing me Ermalin” tashmë është diskutuar se ka një ngjashmëri shumë të madhe me Ellen TV Shoë.

Një nga puntatat më të ndjekura të këtij sezoni në Xing ishte padyshim ai ku ishte e ftuar këngëtarja Elvana Gjata.

Në një nga skecet Elvana shfaqej së bashku me Ermalin në një restorant ku Elvana hante në mënyrë shumë të pasofistikuar, skenë e cila identike ndodh edhe në komedinë e famshme White Chicks.

Ka qenë faqja e njohur Lolita që me një meme ka nxjerrë në pah ngjashmërinë e madhe mes skenave.

Ermali është vënë edhe herë të tjera në pozitë për kopjimin e skenave (Rasti i Bleona Qeretit ishte thuajse identik me atë të Britney Spears).