“NJË MUAJ MË VONË LAHESHA ME MBATHJE”/ Donaldi zbulon “veset” që i kanë mbetur nga “BBV” – AlpeGossip
“NJË MUAJ MË VONË LAHESHA ME MBATHJE”/ Donaldi zbulon “veset” që i kanë mbetur nga “BBV”

“NJË MUAJ MË VONË LAHESHA ME MBATHJE”/ Donaldi zbulon “veset” që i kanë mbetur nga “BBV”

Donald Veshaj ka ndarë detaje nga eksperienca në “Big Brother VIP”. Ai ka treguar mëngjesin e sotëm se disa “vese” e kishte të vështirë t’i largonte edhe pse nuk ishte më nën vëzhgimin e kamerave.

Aktori u shpreh se edhe një muaj pasi doli nga shtëpia, tentonte të fikte mikrofonin sa herë shkonte në tualet dhe që lahej me mbathje.

“Në momentin që kam dal nga shpia, edhe një muaj më vonë sa herë që shkoja në tualet vendosja dorën tek vendi ku kisha mikrofonin, për ta fikur. Edhe nja tre a katër dit më mbrapa pasi dola nga shtëpia e Bigut, lahesha me mbathje, më ishte bërë ves”, tha Donaldi.

Sakaq, ai dhe vëllai, Romeo folën për emisionin e tyre më të ri, i cili ka vetëm një javë që ka filluar. Ata zbuluan shumë gjëra rreth këtij projekti të veçantë.