Luizi është një nga lojtarët më të preferuarit të ‘Big Brother’ . Dhe kërkesat ndaj Luizit për koncerte janë rritur. Këngëtari kishte shumë vite që nuk prodhonte këngë të reja.
Por, vëmendja e madhe që mori në “Big Brother VIP”, rikthyen në vëmendje këngët e tij që tani numërojnë miliona klikime. Për më tepër, Luizi solli edhe një këngë të re që ia dedikoi Kiarës.
Në lidhje me këtë gjë ka folur dhe menaxheri i njohur i klubeve të natës Xhani Demika, i cili tha se deri më tani shifrat për një performancë të Luizit kanë shkuar deri në 10 mijë euro.
“Luizi do të kërkohet shumë nëpër ambiente, nëpër clube dhe lufta do të jetë se kush do ta marrë i pari. Shifrën e di edhe unë se sa është, por kam hall ta them se do ta dëmtojmë. Tatim do paguajë ai, por duke qenë se shifra e parë është për shkak të emrit dhe për shkak të marketingut, por që një diskutim që është bërë dhe që është diskutuar, kanë variuar ndryshe. Kanë filluar nga 5, në 7 ka arritur në 10, sepse është bërë si këto që i hedhin në ankand.”-tha ai.