ISHIN THJESHT THASHETHEME/ Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë bashkë dhe të lumtur (VIDEO) – AlpeGossip
ISHIN THJESHT THASHETHEME/ Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë bashkë dhe të lumtur (VIDEO)

ISHIN THJESHT THASHETHEME/ Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë bashkë dhe të lumtur (VIDEO)

Ditën e djeshme në të gjitha mediat botërore është shkruar se Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë drejt ndarjes e shkaku i gjithë mosmarrëveshjes mes tyre kanë qenë planet për t’u bërë me fëmijë.

Thuhej se Liam dëshironte që marrëdhënia e tyre të ecte përpara dhe një fëmijë do i bënte shumë mirë lidhjes ndërkohë që nga ana tjetër Miley ka menduar se është ende shumë e vogël për t’u bërë nënë.

E në një kohë që i gjithë rrjeti ziente nga lajmi i ndarjes, çifti u ka dhënë fund aludimeve: Paskan qenë thjesht thashetheme!

Ka qenë Liam ai që ka postuar një video në Instastory ku shfaqet duke i dhënë makinës dhe në krah të tij ndodhet Miley Cyrus.

Një burim pranë çiftit gjithashtu ka konfirmuar se ata janë “bashkë dhe të lumtur”.

Miley dhe Liam janë në një lidhje që prej vitit 2009 dhe nga sa duket gjërat janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme