“BOLL BËTË…”/ Revoltohet Jasmina, fansat i nxjerrin video të të dashurit – AlpeGossip
“BOLL BËTË…”/ Revoltohet Jasmina, fansat i nxjerrin video të të dashurit

“BOLL BËTË…”/ Revoltohet Jasmina, fansat i nxjerrin video të të dashurit

Përgjatë ditëve të fundit në Tik-Tok ka qarkulluar një video e Jasminës dhe një djali, i cili sipas fansave është i dashuri i saj. Vetë ajo ka pranuar se është në një lidhje, mirëpo identitetin e partnerit ka preferuar të mos e zbulojë.

Për këtë arsye Jasmina është revoltuar me videon në fjalë dhe ka reaguar në rrjete sociale. Ajo është shprehur se djali i videos nuk është i dashuri i saj dhe iu ka kërkuar ndjekësve të ndalojnë.

“Boll bëtë editime, boll më bëtë bashkë me çdo lloj mashkulli që kam në Instagram. Po sikur t’ju them që nuk jam e lidhur? Po sikur t’ju them që ju kam gënjyer gjithë këto muaj? Unë kam dashur vetë të jem e hapur me ju, vetë i kam ndarë gjërat, ama deri në një pikë që ju të mos më hapni probleme dhe të mos më shqetësoni. Kështu që nëse vazhdoni kështu, po ju them se e gjithë kjo ka qenë një gënjeshtër, nuk jam e lidhur. Si do ja dilni tani?”, ka deklaruar ish-konkurrentja e “Përputhen”.