Turi zbulon se çfarë e nervozon më shumë te Orinda – AlpeGossip
Turi zbulon se çfarë e nervozon më shumë te Orinda

Turi zbulon se çfarë e nervozon më shumë te Orinda

Turjan Hyska dhe Orinda Huta kanë një dashuri 10-vjeçare të cilën vitin e kaluar e kurorëzuan me martesë. Bashkëjetesa e gjatë i ka mësuar tashmë me çdo të mirë, të keqe apo ves të njëri-tjetrit. Ata kanë një marrëdhënie të shëndoshë që gjithçka i dedikohet respektit dhe origjinalitetit të tyre.

Orinda dhe Turi gjithmonë kanë pranuar se nuk janë një çift perfekt, dhe nuk kanë ndryshuar asnjëherë për hatër të partnerit. Nuk kanë ndryshuar mendim sepse ashtu mendon tjetri dhe as kanë dashur të duken bukur në sytë e të gjithëve.

Kjo, siç thotë edhe Turi, është edhe një prej arsyeve të jetëgjatësisë në jetën e çiftit. Por sot, nga studio e “Pop Culture”, ai rrëfeu edhe për atë që e irriton më shumë tek Orinda.

 

 

“Unë zakonisht nuk fle shumë gjumë, ndërsa Orinda fle pa problem. Kur unë jam zgjuar dhe ajo fle e qetë, më irriton shumë”, tregon Turi.

Ka edhe raste jo më pak stresuese kur, pas disa orëve përpjekjeje për të fjetur, zgjohet Orinda kur sapo ai ka nisur të dremitë.