KOSTUMI SERIOZ I ALKETËS DHE VESHJA E GUXIMSHME E LUANËS/ Ja si u veshën moderatoret për këtë javë (FOTO) – AlpeGossip
KOSTUMI SERIOZ I ALKETËS DHE VESHJA E GUXIMSHME E LUANËS/ Ja si u veshën moderatoret për këtë javë (FOTO)

KOSTUMI SERIOZ I ALKETËS DHE VESHJA E GUXIMSHME E LUANËS/ Ja si u veshën moderatoret për këtë javë (FOTO)

Edhe këtë javë, moderatoret tona bukuroshe u siguruan të na kënaqnin sytë me veshjen dhe look-un e tyre të përkryer deri në detaj.

Javën e nisi Alketa e veshur me një kostum ngjyrë blu në të cilin vihet re detaji i mëngëve të gjera dhe gurave në pjesën e jakës. Një tjetër moderatore e dashur, Bieta mendoi se kostumi do të ishte zgjedhja e duhur por në formën e një jumpsuiti. E veshur me një jumpsuit të zi serioz dhe me jakë Bieta nuk mund të dukej më bukur.

E meqë po flasim për ngjyrën e zezë, duket se ka qenë e preferuara e bukurosheve tona për këtë javë pasi përveç Bietës, Jonida Shehu, Marina dhe Ilda kanë mendur se fustanet e zeza janë ajo çka i duhej ekranit këtë javë. Të bukura e plotë me sharm, moderatoret tona janë siguruar që ti kthejnë sytë nga vetja.

Nga ana tjetër Luana ka guxuar sërisht me një veshje të veçantë. Ajo ka zgjedhur një fustan të shkurtër bezhë me dekolte të hapur që nga njera anë i varet një tyl i madh përmbi këmbë. /AlpeGossip.al

Alketa Vejsiu

Ilda Bejleri

Jonida Shehu

Marina Vjollca

Luana Vjollca

Bieta Sulo