Moderatorja shqiptare bën këtë gjest human / Nxjerr në ankand pikturën e veçantë (FOTO) – AlpeGossip
Moderatorja shqiptare bën këtë gjest human / Nxjerr në ankand pikturën e veçantë (FOTO)

Moderatorja shqiptare bën këtë gjest human / Nxjerr në ankand pikturën e veçantë (FOTO)

Jemi mësuar që personazhet e njohur botëror të nxjerrin në ankand sendet e tyre personale, të cilat shiten me shifra marramendëse. Ndërsa në Shqipëri këto raste janë shumë të rralla.

Moderatorja Jonida Vokshi, e cila prej vitesh drejton emisionin “Thurrje” në DigitAlb, në puntatën e fundit kishte të ftuar një vajzë me emrin Irma Nika, e cila vuan nga sindroma Down, por përpos sëmundjes ishte një vajzë shumë e talentuar në pikturë. Ajo i ka dhuruar një pikturë edhe Jonidës.

E befasuar nga kjo dhuratë që ka marrë nga Irma, Jonida ka vendosur ta nxjerrë në ankand dhe me shumën e mbledhur të kontribuoj për këta fëmijë.

“Irma Nika me sindromën Down më bëri këtë dhuratë për emisionin ‘Thurrje’ dhe e pikturoi live në studio! Një pikturë që do e shihni në story pas këtij njoftimi. Një talent.

Por këta njerëz me kaq shumë pozitivitet dhe talent kanë nevojë për përkrahje. Kështu që pavarësisht kënaqësisë që më dha kjo dhuratë spontane e Irmës, mendoj që është më e vlefshme për të ndihma juaj, kështu që unë hap një ankand për këtë pikturë të bërë në studion time nga Irma, një vajzë me sindromën Down, por me shumë talent.

Ndihma juaj mund të jetë shumë herë më e rëndësishme për këta persona se vlera e kësaj pikture. Vlerësoni vet ju talentin e Irmës dhe kjo pikturë është e juaja. Më kontaktoni me DM”, ka shkruar Jonida në postimin e bërë në “Instastory”.

Shpresojmë që kjo pikturë të shitet me një çmim relativisht të konsiderueshëm në mënyrë që t’i ndihmojë sado pak këta fëmijë me aftësi ndryshe.

N