Robert Berisha KËRCËNON Tunën: Mos guxo të merresh me mua FARE, s’ke shance të… – AlpeGossip
Robert Berisha KËRCËNON Tunën: Mos guxo të merresh me mua FARE, s’ke shance të…

Robert Berisha KËRCËNON Tunën: Mos guxo të merresh me mua FARE, s’ke shance të…

Bëri bujë pak ditë më parë deklarata e Robert Berishës i ftuar tek “Rudina” ku u shpreh se Tunën as nuk do ta takojë dhe se nuk shkon në asnjë ditëlindje të familjes, për shkak të saj.

“Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Nuk e di, për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap. Të mbarojnë një herë e mirë këto thashetheme, Nora me asnjë artist në estradën shqiptare nuk ka pas problem. Tuna është ajo që me krejt estradën ka problem. Të gjithë janë gabim vetëm ajo e ka mirë. Unë i kërkojë falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, tha Roberti.

Këngëtari ishte i ftuar sot në “Prive” ku u shpreh për komentet që janë bërë në media shumica prej të cilave kanë shkuar se familja e tyre po prishet.

“S’ka shanse asnjeri të më prishi mua me vëllain. Mua s’më shkon muhabeti me atë, sistemi i jetës së tyre nuk më konvenon dhe kam të drejtë të mos jem i pranishëm aty ku është ai person”, u shpreh Roberti.

Gjatë intervistës, Roberti la të kuptohej se nuk ka shanse për pajtim duke u shprehur se Tuna as mos ta provojë fare të merret me të.

“S’dua të merrem. As ajo mos të merret me mua. Unë mbroj familjen time, vëllain time, prindërit e mi. Ata që kanë probleme mes vete, është problemi i tyre. Mos të ma përmendë emrin, as mos provojë të merret me mua”, tha Roberti.