“PSE JAM AKOMA…?” Robert Berisha ka vendosur të “mos e lërë” më single Albana Osmanin (FOTO) – AlpeGossip
“PSE JAM AKOMA…?” Robert Berisha ka vendosur të “mos e lërë” më single Albana Osmanin (FOTO)

“PSE JAM AKOMA…?” Robert Berisha ka vendosur të “mos e lërë” më single Albana Osmanin (FOTO)

Prej kohësh, moderatorja Albana Osmani është shkëputur nga televizioni, duke u përqendruar më shumë në biznes, e në projektë të tjera. Sa i përket jetës private, ajo është treguar gjithmonë e rezervuar.

Gjithsesi, mesa duket Albana qenka beqare, dhe arsyet nuk i di as vetë. Në Instagram-in e saj, ajo ka publikuar disa foto nga Vlora, bashkë me një pyetje për ndjekësit. “Pse jam akoma single?”, pyet moderatorja.

Të shumta kanë qenë komentet e arsyet e ndjekësve. “Sepse je e gjatë për meshkuj të shkurtër”, ose “Çikat e Malsis janë të zorshme”, kanë shkruar disa prej tyre me humor. “Hë praaaa”, i komenton modelja Aurela Hoxha.

Mes shumë të tjerave, spikat komenti i Robert Berishës. “Nga sot nuk je”, i shkruan ish-bashkshorti i Nora Istrefit, që Albana nuk e ka lënë pa përgjigje, duke ia kthyer me dy emoji me të qeshura. Nuk e dimë çfarë po ndodh mes dyshes, megjithatë ndjekësit kanë nisur aludimet e para.

 

 

Roberti u përfol së fundmi për një ribashkim të mundshëm me Norën, por shumë shpejt këngëtarja reagoi, duke sqaruar një herë e mirë se gjithçka që i lidh është vajza e tyre Renee, dhe një miqësi korrekte.

  • foto galeri