Aktori i famshëm ngacmon bashkëshorten publikisht për foton provokuese - AlpeGossip
Aktori i famshëm ngacmon bashkëshorten publikisht për foton provokuese

Aktori i famshëm ngacmon bashkëshorten publikisht për foton provokuese

Edhe pse filmi “A Simple Favor” u promovua disa javë më parë, aktorja kryesore Blake Lively vazhdon akoma ta promovojë në Instagramin e saj me pjesë të shkëputura nga xhirimet e filmit.

Së fundmi ajo ka publikuar një foto mjaft provokuese ku duket se mban këmbët e një mashkulli seksi i cili po i shërben një koktejl komplet i zhveshur dhe i shtrirë. Pas shumë komenteve ngacmuese nga ndjekësit, ishte edhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm Ryan Reynolds.

“Ai duket i mirë” – shkruan Reynold në foton e bashkëshortes.

Komenti i tij pikant u ra të gjithëve në sy duke shkaktuar edhe të qeshura. Sigurisht nuk mund të lemë pa permendur që Blake dhe Ryan janë një çift i mrekullueshëm që nuk përtojnë të ‘ngacmojnë’ njëri – tjetrin herë pas here edhe publikisht.