ÇFARË I THA AKTORI 63 VJEÇAR NË VESH GJATË TAPETIT TË KUQË? Selena Gomez zbulon sekretin – AlpeGossip
ÇFARË I THA AKTORI 63 VJEÇAR NË VESH GJATË TAPETIT TË KUQË? Selena Gomez zbulon sekretin

ÇFARË I THA AKTORI 63 VJEÇAR NË VESH GJATË TAPETIT TË KUQË? Selena Gomez zbulon sekretin

Selena Gomez po promovon prej kohësh projektin më të ri kinematografik të saj që mban emrin ‘The Dead Don’t Die’. Së fundmi, pikërisht për këtë rast, ajo ka qenë e ftuar tek Jimmy Fallon ku ka folur edhe për foton e famshme që bëri xhiron e rrjetit në tapetin e kuq të Kanës.

Selena parakaloi në festivalin më të rëndësishëm në botë me kolegun e saj 68-vjeçarin Bill Murray dhe fotografët arritën të shkrepnin një moment, kur aktori po i pëshpëriste diçka në vesh bukuroshes. Teksa pa këtë foto, Selena pranoi se është pozë shume e çuditshme, por nuk kishte asgjë me rëndësi në atë që folën. “Ai po më thoshte gjëra qesharake. E dinit që është shumë i çuditshëm? Në një moment të thoshte një kompliment, ndërsa pas pak pyeste me gjithë seriozitetin: ‘Nga ishe ti?”,-u shpreh ajo.

Selena tregoi ndër të tjera se eksperienca me ikonën e kinematografisë e ka bërë të ndihet e nderuar dhe ky film është një sukses dhe një punë shumë e rëndësishme për të