Kush do ta mendonte/ 12-vjeçarja gatuante e hante mishin e njeriut (FOTO) – AlpeGossip
Kush do ta mendonte/ 12-vjeçarja gatuante e hante mishin e njeriut (FOTO)

Kush do ta mendonte/ 12-vjeçarja gatuante e hante mishin e njeriut (FOTO)

Ajo ishte një fëmijë që i pëlqenin filmat vizatimorë, shkonte në shkollë, ishte në keq në matematikë. Por kush do ta mendonte se kjo vajzë do të vriste, do të gatuante dhe do hante një burrë së bashku me të dashurin e saj 10 vite më të madh?

Dhe më pas ankohej se mishi ishte ‘shumë i ëmbël”.

Historia e Valerias, që dyshohet se vrau dhe hëngri nëj burrë së bashku me të dashurin 22-vjeçar, ka pushtuar titujt e mediave ruse.

Vajza jetonte në qytetin jugor të Soçit para se të shkonte në Leningrad ku dyshohet se kreu aktin e tmerrshëm.

Valeria u raportua e humbur pas largimit nga Soçi për rajonin e Leningradit.

Bisedat me njerëzit që e njihnin Valeria duket se tregojnë disa këmbana alarmuese, por asgjë për të parashikuar këtë mizori të tmerrshme ku ajo u përfshi.

Lajmi e gjeti nënën e saj të pikëlluar e cila nuk ka pranuar të thoshte asgjë tjetër përveçse vajzës i pëlqenin filmat vizatimorë.

“Në klasë sillej si një studente normale,”-kujton Yuliya Myakisheva, mësuese e Valerias. “Në mësime nuk ishte mirë, sidomos në matematikë dhe nuk ishte e prirur për shkollë në përgjigthësi.”

Policia nisi të kërkonte vajzën kur ajo u zhduk gjatë orarit të pushimit në shkollë.

“Ajo dilte ndonjëherë natën, kthehej në shtëpi natën vonë. Mendoj se dilte me djem,”-tha një e afërme.

Trupi i coptuar i një të riu, identieti i së cilit mendohet të jetë Aleksey ose Aleksandër Popov, u gjet në shtëpinë e tij në një fshat të vogël pranë Shën Petersburg.

Valeria dhe i dashuri i saj Arkady u arrestuan shumë shpejt, pasi ata qëndronin në shtëpinë e viktimës me lejen e tij.

Trupi i tij u gjymtua dhe policia dyshon se është ngrënë pjesërisht nga çifti.

Detaje gjithnjë e më tronditëse vazhdojnë të qarkullojnë rreth historisë. Mediat lokale raportojnë se Valeria gatuante dhe provoi mishin nga gjoksi i viktimës, dhe nuk e pëlqeu atë sepse ishte “shumë e ëmbël”.

Ajo e shijonte trurin e njeriut, të gatuar në një tigan ose në një mikrovalë, një fakt që ngrihej mjaftueshëm për një paralele të vërtetë të jetës së Hannibal Lecter.

Vajza insiston se e ka vrarë ajo Popov, ndërsa ishte në gjumë, dhe e hëngri trupin e tij “për shkak të kuriozitetit”. Kurse i dashuri i saj thotë se ishte ai që vrau Popovich gjatë një debati, ndërsa vajza brohoriste.