TË RRETHUAR ME PASURI E LUKS/ Ja si i sigurojnë të ardhurat familja mbretërore britanike – AlpeGossip
TË RRETHUAR ME PASURI E LUKS/ Ja si i sigurojnë të ardhurat familja mbretërore britanike

TË RRETHUAR ME PASURI E LUKS/ Ja si i sigurojnë të ardhurat familja mbretërore britanike

Si e bën jetesën familja mbretërore angleze?

Pyetja lind në mënyrë spontane nga shumë njerëz në botë, kur shohin pasurinë dhe luksin me të cilin ata janë të rrethuar.

Përgjigja është e vështirë për të qenë preçize, sepse natyrisht të dhënat financiare të mbretërisë britanike janë  pjesërisht sekrete.

Sidoqoftë, dihet se disa anëtarë të familjes punojnë në sektorin privat, ndërsa të tjerët mbeten besnikë vetëm ndaj detyrimeve reale.

Por, kush paguan dasmat? Kush paguan banketet?

Ja se çfarë dimë për portofolin e sundimtarëve britanikë:

Mbretëresha Elizabeta II

Në fakt, Mbretëresha merr kontrollet më të spikatura dhe nga llogaria e saj bankare ka shumë pasuri familjare.

Paratë vijnë nga “Granti Sovran”, një shumë që qeveria i cakton familjes mbretërore për të mbuluar shpenzimet e tyre të udhëtimit, sigurinë, personelin dhe mirëmbajtjen e ndërtesave; nga pronwsia në Dukatin e Lancasterit; nga investimet personale.

Në vitin e fundit, “Granti Sovran”, në thelb çmimi që paguan qeveria për të pasur një monarki kushtetuese në vend, ka arritur vlerën 116 milionë euro.

Sidoqoftë, shumica e këtyre parave gjenerohen në prona reale, falë turizmit, muzeve dhe shitjes së produkteve që lidhen me Pallatin Mbretëror.

Një sqarim : Pa Mbretëreshën të gjitha ato para nuk do të vinin, dhe pa qeverinë Mbretëresha nuk mund t’i rimerrte.

“Dukati i  Lancasterit” është një grup i pronave komerciale, bujqësore dhe banesore që në vitin e fundit kanë gjeneruar 31 milionë euro.

Paratë përdoren nga Mbretëresha për shpenzime private.

Këto të ardhura gjithashtu përfshijnë shitjet e biletave që kanë të bëjnë me kështjellat e ndryshme të lidhura me “Windsor”.

Princi Charles dhe Camilla

Pronësia mbi Dukatin e Cornwall i lejon të dyve një jetë më shumë se të denjë.

Toka dhe shtëpitë gjenerojnë rreth 30.8 milionë euro, për një traditë të pronarit të tokës që ka zgjatur që nga viti 1337.

Përveç kësaj, Mbretëresha i  kalon një pjesë të ‘Grantit Sovran’, ndërsa disa ministri qeveritare vendosin nw bilanc  sigurinw dhe udhëtimet e tyre.

William, Harry dhe familjet e tyre

Princi Çarls i kalon një pjesë të mirë të të ardhurave fëmijëve të tij, tani të dy të martuar respektivisht me Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Sipas disa dokumenteve ata do të marrin (së bashku, nuk dihet se sa veç e veç) rreth 8 milionë euro, të nxjerra pikërisht nga tw ardhurat financiare të Charles-t.

William dhe Harry kompensohen gjithashtu nga qeveria sa herë ata zëvendësojnë Mbretëreshën në angazhime zyrtare.

Së fundi, pronat dhe pasuria financiare e Lady Diana duhet të llogariten për ta.

Pjesa tjetër e familjes:

Dy fëmijët e vegjël të Mbretëreshës, Andrew, Duka i Yorkut dhe Edward, Konti i  Wessex-t, punojnë me kohë të plotë për Mbretëreshën dhe prandaj marrin një rrogë për punën e tyre të nxjerrë nga ‘Granti Sovran’ dhe “Dukati i Lancasterit”.

Të tjerë, si Princesha Eugenia, kanë zgjedhur një karrierë private; ajo, për shembull, punon për galerinë e artit “Hauser & Wirth” dhe kurrë nuk merr pjesë në angazhimet zyrtare në vend të Mbretëreshës. Edhe motra e saj Beatrice ka ndjekur rrugën e biznesit e të bëhet ekonomikisht e pavarur.