E pyesin për akuzat për përdhunim/ Aktori njohur largohet në mes të intervistës së “BBC” (VIDEO) – AlpeGossip
E pyesin për akuzat për përdhunim/ Aktori njohur largohet në mes të intervistës së “BBC” (VIDEO)

E pyesin për akuzat për përdhunim/ Aktori njohur largohet në mes të intervistës së “BBC” (VIDEO)

Steven Seagal u largua në mes të intervistës për televizionin “BBC” të enjten, pasi u pyet për akuzat për përdhunim dhe raste të tjera të sjelljeve të pahijshme seksuale që rëndojnë mbi të.

66-vjeçari po bisedonte me Kirsty Wark në programin “Newsnight” kur ajo përmendi lëvizjen #MeToo dhe si ka ndikuar tek aktori.

“Ju keni qenë i akuzuar për ngacmime seksuale” tha Wark për Seagal. “Keni pasur një akuzë për përdhunim dhe unë pyes veten sesi ia del me të gjitha këto”.

Pa mbaruar ende pyetjen, aktori i filmit “Out for Justice” hoqi kufjen dhe u largua nga studio, pasi Wark u kujtoi shikuesve se Seagal i ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij.

Steven Seagal është në mesin dhjetëra meshkujve të fuqishëm të Hollivudit që janë akuzuar për sulme seksuale.

Seagal është akuzuar për sjellje të pahijshme seksuale nga aktoret Jenny McCarthy, Julianna Margulies dhe Portia de Rossi, në incidente të veçanta.

McCarthy tha se Seagal u përpoq ta merrte atë të ulej pranë tij, pastaj ta zhvishte, gjatë një audicioni për filmin e tij “Under Siege 2” në vitin 1995.