PËR HERË TË PARË/ Flori Mumajesi flet për vajzën që i ka marrë zemrën (FOTO) - AlpeGossip
PËR HERË TË PARË/ Flori Mumajesi flet për vajzën që i ka marrë zemrën (FOTO)

PËR HERË TË PARË/ Flori Mumajesi flet për vajzën që i ka marrë zemrën (FOTO)

Këngëtari dhe kantautori Flori Mumajesi, është një ndër emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe ndër personazhet më të ndjekur në Instagram, ku ndan me fansat e tij momente të shumta nga puna e përditshmëria.

Së fundmi, Flori ka treguar se ka shkuar të bëjë një vizitë mjekësore dhe ka ndarë me të gjithë pamjet në monitor dhe tingullin e rrahjeve të zemrës së tij.

Si rrallëherë, ai ka treguar se në fakt është dikush që i ka marrë zemrën dhe sipas Florit, doktoresha i ka gjetur vetëm shkronjën e parë të emrit të këtij personi.

“Doktoresha nuk ma tregoi të plotë emrin që pa në zemër, por një shkronjë ma tha.”, shkruan Flori krahas postimit që i ka bërë të gjithë kuriozë për vajzën misterioze që i ka marrë zemrën.