Ata ishin dy nga ish-konkurrentët më të përfolur brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Kjo për shkak të marrëdhënies së tyre të ndërlikuar dhe aludimet e ngritura herë pas here për një lidhje të mundshme.
E kuptuat se është fjala për Fifin dhe Granit Canën. Brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ata kanë pasur momente të bukura por edhe debate.
Por si është marrëdhënia e tyre pas daljes nga BB VIP? Tashmë duket se marrëdhënia e tyre ka ndryshuar. Ata duken më afër se kurrë me njeri-tjetrin dhe duket se po kalojnë shumë kohë së bashku.
Graniti së fundmi ka postuar një video në profilin e tij në “Instagram” duke shëtitur me Fifin. Ata janë krahë për krahë me njeri-tjetrin, duke shkëmbyer batuta dhe duke buzëqeshur së bashku.
Tashmë është e qartë se marrëdhënia e tyre është sheshuar dhe dyshja është më e afruar se kurrë.