XHELOZE PËR ELGITIN/ Klea Huta flet troç, rrëfen planet e dasmës: Jam femra më… (FOTO) – AlpeGossip
XHELOZE PËR ELGITIN/ Klea Huta flet troç, rrëfen planet e dasmës: Jam femra më… (FOTO)

XHELOZE PËR ELGITIN/ Klea Huta flet troç, rrëfen planet e dasmës: Jam femra më… (FOTO)

Nëse do zgjidhnim çiftin më të bukur në showbizin shqiptar, pa u ngelur hatri të tjerëve, çmimin e parë do ia jepnim Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Edhe pse fillimisht e mbajtën të fshehtë, Klea dhe Elgiti janë padiskutim një ndër çiftet më të konsoliduar dhe më të dashur për publikun. Moderatorja bukuroshe ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Thumb” ku ka rrëfyer se si lindi historia e saj e dashurisë me producentin, para dy vitesh tashmë.

Elgiti e ka punën e tillë që duhet të kalojë shumë kohë në studio me njerëz të ndryshëm, por a bëhet xheloze Klea për këtë fakt?

“Ta jap me 100 firma nëse do xhelozoja apo dyshoja për ndonjë gjë nuk do isha kurrë me Elgitin. Jam femra më me fat që kam atë mashkull në jetën time.”, u shpreh ajo.

Përsa i përket martesës, këngëtarja tha se kanë shumë dëshirë te kenë një dasmë.

“Kemi shumë dëshirë për dasmë por në një të ardhme as të afërt as të largët. Do edhe pak kohë, jo vitin tjetër,”- tha ajo.